Kryeministri Edi Rama padyshim që është një ndër kryeministrat më të komentuar që ka pasur Shqipëria, si në median vendase ashtu edhe në atë të huaj.
E kjo, jo vetëm falë punës, apo skandaleve por edhe për shkak të veshjes së tij gati të çuditshme por edhe për sjelljet apo shpërthimet në momente në caktuara ndaj medias.
Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në “Provokacija” të moderatorit Mustafa Nano, kryeministri Edi Rama ka vendosur një “rekord” të ri, raporton albeu.com.
Ai e ka nisur emisionin duke i vendosur këmbët e veshura me atlete gri, mbi tavolinë.
Sigurisht, kjo është një gjetje e veçantë, pasi kryeministri Edi Rama donte të tregonte edhe njëher se zgjedhjet e tij për atletet janë të suksesshme.
Gjatë emisionit ai deklaruar se për atletet e bardha ka marrë edhe komplimente nga Merkel.
“Për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur”, u shpreh kryeministri. /albeu