Patricka Mvalua për çdo ditë shkon në një shkretëtirë në Keni për të bërë të njëjtën gjë.
Ai udhëton me orë të tëra në vendin ku mblidhen kafshët e egra, për të sjellë ujin pa të cilin ato nuk do të mund të mbijetonin, përcjellë Gazeta Metro.
Thotë se kafshët tashmë e njohin zërin e motorit të kamionit dhe menjëherë mblidhen aty.
Aty e presin me qindra gjallesa të cilat jo të frikësohen, po i afrohen si shprehje e falënderimit ndaj tij.
Për shkak të ndryshimeve klimatike, mbijetesa në këtë ambient bëhet gjithmonë e më e vështirë. Mvalua e dinte që duhet bërë diçka për këtë çështje, në të kundërtën kafshët do të ngordhnin.
Në kohë e lirë, keniani 41 vjeç i viziton shkollat dhe u tregon fëmijëve për jetën e kafshëve të egra./InfoShqip
Video: