Ditën e sotme në Greqi ka pasur festime të mëdha në nder të Festës së Pavarësisë.
Ajo që ka rënë në sy është fakti se u duk sikur Greqia shfrytëzoi 197-vjetorin e pavarësisë për t’i treguar muskujt Turqisë, e cila nuk është kursyer aspak në provokimet e hapura ndaj saj.
Në vitet e fundit, parada e sotme ushtarake ishte më e madhja e mbajtur ndonjëherë dhe në kryqytet u ndje një atmosferë lufte më të gjitha artileritë e rënda ushtarake, si tanket në rrugë, helikopterët dhe avionët në ajër.
Në fjalim të mbajtur para popullit, Presidenti Pavlopulos deklaroi se:
Greqia është një popull i paqes, miqësisë dhe demokracisë, ideale që bazohen në respektimin e plotë të drejtësisë europiane dhe ndërkombëtare nga të gjitha palët. Jemi dhe popull që historikisht mbrojmë, pa ulje, lirinë, kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Greqisë dhe të familjes sonë europiane”. /albeu