Kupa e Botës Rusi 2018 që do mbahet këtë verë në stadiumet ruse, ka një veçanti sa i takon arbitrimit: Nuk do ketë as një gjyqtar nga Mbretëria e Bashkuar.
FIFA ka bërë publike listën zyrtare me 36 arbitrat për turneun e Rusisë, por asnjë prej tyre nuk do jetë britanik dhe kjo ndodh për herë të parë që prej vitit 1938-të.
Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik që bënte pjesë në listat paraprake, por ai u tërhoq nga arbitrazhi këtë sezon dhe ka lënë të lirë vendin e tij.
Federata Angleze i kërkoi FIFA-s ta zëvendësonte me një nga arbitrat e tjerë por ajo e refuzoi kërkesën.
Përveç mungesës së arbitrave britanikë, as nga 63 asistentët nuk është asnjë anglez.
Kjo është shumë e çuditshme në fakt, pasi arbitrat britanikë, shquhen për saktësi dhe gjykim të drejtë.