Gazetari italian, Dario De Luca ka sqaruar njëherë e mirë një pjesë të dëshmisë që Moisi Habilaj ka dhënë para hetuesve në Katania.
Gazetari italian tha për Real Storyse dy shqiptarët e ndaluar, Moisi Habilaj dhe Mariglen Sulaj janë marrë në pyetje nga hetuesit.
Ai tha Moisi Habilaj e ka mohuar një lidhje me ministrin Tahiri. Sipas gazetarit italian, Moisi Habilaj është shprehur se ka një lidhje të largët farefisonte me ish-ministrin e Brendshëm ndërkohë që është pyetur edhe për makinën Audi.
“Nuk e kemi akoma zbardhjen. Mund të them se Moisi Habilaj, që ndodhet në burg ka folur me prokurorët, e kanë pyetur si për marrëdhëniet me Tahirin por edhe për lidhje të mundshme mes Habilajt dhe Tahirit. Ai e ka përjashtuar çdo lloj përfshirje të mundshme të Tahirit në punët e tij.
Moisi Habilaj në mënyrë të pjesshme i ka pranuar përgjegjësitë e veta për trafikun e drogës.
E kanë pyetur si për lidhjen farefinsnore me Tahirin. E ka pranuar, por ka thënë se është shumë e largët dhe gjithashtu e kanë pyetur edhe për audin që ai përdorte për tu zhvendosur si në Greqi apo Itali. Moisi Habilaj ka pranuar se Tahiri ja ka shitur vëllait të tij dhe se shitja është bërë në të zezë pa një kalim pronësie të rregullt”, u shpreh gazetari De Luca në emisionin ‘Real Story’.