Ia dhuroi Tahiri e sot e kërcënojnë me gjobë, si u mashtrua ish-polici (VIDEO)

Dy vite më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me rastin e daljes në pension i bëri një “surprizë të bukur” një efektivi të policisë rrugore që në atë kohë doli në pension.

Tahiri bashkë me Çakon i dhuruan ish-policit Xhemil Haluli motorin të cilin e kishte përdorur gjatë punës.

Kjo dhuratë emocionoi shumë vetë policin i cili e përdorte motorrin për 22 vite.

Por çfarë ndodh sot, dy vite më vonë?

Mësohet se policia 1 javë më parë ka kërkuar që motorri të kthehet në komisariat.

Dhe nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.

Si duket ky motomjet i është dhënë ish-policit në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë dokument përkatës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu