Mero Baze ka komentuar ngjarjet më të fundit në Kosovë në lidhje me rrëmbimin nga shërbimet sekrete turke të gjashtë shtetasve turq vetëm se cilësoheshin kundërshtarë të regjimit të Erdoganit në Turqi.
Sipas Bazes, kemi të bëjmë me një grusht shteti që Erdogan e bëri në Kosovë duke shfrytëzuar dobësinë e një shteti, ndërkohë që ka futur në kthetra ekonominë e saj.
Pjesë nga shkrimi i Bazes
Kjo ishte arsyeja se përse reagimi nga Kosova, duket si i matur, por në fakt është i tulatur, pasi realisht Turqia është ulur këmbëkryq atje dhe ka kapur politikkën e lart, shtetin dhe ekonominë.
I njëjti rrezik egziston dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet e forta personale të kryeministrit Edi Rama me Erdoganin, po përdoren aktualisht për të tërhequr disa investime të mëdha turke në Shqipëri, siç është kompania ajërore me flamur shqiptar dhe një aeroport në Vlorë, por pas tyre Edi Rama njësoj si Kosova do të përballet me kërkesa të papranueshme, siç është ajo për ekstradim të shtetasve turq që janë në Shqipëri, mbështetës të Gulenit, apo manira të tjera të Sulltanit për rajonin.
Do të ishte vetvrasëse edhe për Shqipërinë, nëse nevojën për investime do ta shkëmbente me shitje parimesh dhe shkelje të standarteve të një vendi që synon të antarësohet në BE dhe më keq akoma do të ishte zhytje në një varësi të rrezikshme politike që reflekton paranojat e një lideri të destabiluzar.
Shqipëria mund të bëjë dhe pa një kompani ajërore të saj dhe pa një aeroport në Vlorë, por jo pa standartin e një vendi që synon Perëndimin. Ajo ka më shmë nevoja për standarte lirie që e çojnë drejt Perëndimit se sa për standarte biznesesh që e mbajën të lidhur me Erdoganin.