“Klopp është më i miri, pas futbollit do të bëhem këngëtar!”

30 gusht 2013: Kevin-Prince Boateng largohet nga Milan dhe shkon te Schalke. Në të njëjtën ditë, Klopp, i cili e kishte stërvitur te Borussia Dormund, zbuloi: “I nisa një mesazh ku i shkruaja: Schalke? Ai nuk mu përgjigj, sepse ndoshta i vinte zor.” Një provokim derbi mes miqsh, sepse Klopp dhe Boateng, sot te Frankfurt, kanë pasur një marrëdhënie speciale.

“Ai është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. Jo vetëm si trajner në aspektin e futbollit, por edhe si njeri, – deklaroi Boateng për “Bild”. – E di shumë mirë si duhen trajtuar futbollistët. Nuk është rastësi që skuadrat që ai drejton japin gjithmonë maksimumin në fushën e lojës.”

Tani që është 31-vjeç ai është shumë më i matur dhe luan gjithmonë me fanellën në nder të Abdelhak Nouri, 20-vjeçari i Ajax, që më 8 korrik, gjatë një ndeshje miqësore pësoi një hemorragji cerebrale nga e cila ende nuk e ka marrë veten dhe do të qëndrojë gjithë jetën i paralizuar…

“Pasi të mbyll karrierën si futbollist do të bëhem këngëtar, – ka zbuluar Boateng. – Me muzikë mund të përcjellësh mesazhe në të gjithë botën dhe unë uroj të arrij të ndryshojë diçka në këtë planet.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu