Konflikti i përjetshëm midis vjehrrës dhe nuses është prezent edhe në familjet mbretërore.
Kjo tregohet më së miri nga ish-mbretëresha e Spanjës Sofia dhe bashkëshortja e mbretit Filip, mbretëresha Letizia.
Një zënkë e tyre në meshën e Pashkëve në Palma de Majorka, po bën xhiron e rrjetit.
Sofia po tregonte sa gjyshe krenare ishte duke pozuar me mbesa e saj Leonor 12 vjeçe dhe Sofia 10 vjeçe, gjatë festës së pashkëve të dielën.
Në një moment, nusja afrohet për të hequr dorën e vjehrrës nga supi i së bijës, por nuk ia doli.
Edhe pse bashkëshorti i Letizias, mbreti Filip VI u afrua, nuk bëri asnjë reagim, por mori nusen dhe u largua, përcjell Shqip.
Kjo video ka ndarë edhe ndjekësit në dy grupe, një pjesë që mbështesin vjehrrën dhe të tjerë nusen. Shumë shprehen se asnjë gjyshe nuk e meriton atë lloj sjellje.