Afrika po ndahet në dysh, kenianët largohen nga shtëpitë (FOTO)

Një e çarë e madhe është krijuar në Kenia, 48 km larg kryeqytetit Nairobi. Kjo ka bërë që banorët e fshatit Mai Mahiu të largohen e të braktisin shtëpitë e tyre.

Mendohet se e çara është krijuar nga aktiviteti sizmik dhe erozioni i shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Gjithashtu, e çara e madhe ka shkaktuar shëmbjen e një pjese të autostradës Nairobi-Narok dhe shkaktoi lëkundje të mëdha në zonë.

Shkencëtarët thonë se pas një milion vitesh, Afrika mund të ndahet në dysh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu