Ju njohim me 59 aforizma për gratë:
– Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.
– Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.
– Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.
– Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
– T’ia besosh fshehtësinë gruas, është njësoj si t’i fshehësh të hollat nën xham.
– Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.
– Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.
– Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s’mund të jetohet me to, por as pa ato.
– Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.
– Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha, të dashurosh vetëm një.
– Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.
– Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe.
– Në mes të po-së dhe jo-së së gruas, unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën.
– Është rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë.
– Askush nuk flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.
– Fija e flokut të një gruaje, ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.
– Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë.
– Gratë dhe gotat gjithnjë janë në rrezik.
– Gruaja e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë.
– Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave.
– Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e cila nuk e do më.
– Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth.
– Gruaja është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore.
– Gratë mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.
– Nuk është e rëndësishme çfarë thonë gratë, e rëndësishme është çfarë heshtin.
– Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisin.
– Në qoftë se sopata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon.
– Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën.
– Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit.
– Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria.
– Femrat janë si gjeneralët: atyre nuk u intereson, ç’humbje u ka kushtuar një fitore.
– Edhe kur ju pranon, edhe kur ju refuzon, femra është çdoherë e lumtur që e adhuroni.
– Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri, sesa dashurinë pa martesë.
– Nuk ka rrobë që i rri më keq gruas, sesa dëshira për t’u bërë e urtë.
– Kur gruaja bëhet shkencëtare, atëherë diçka nuk është në rregull.
– Kush ka vetëm një grua, i ka të gjitha gratë. Kush i ka të gjitha, nuk ka as edhe një.
– Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.
– Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë.
– Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t’ju hapen të gjitha rrugët.
– Vetëm gruaja mund të qajë dhe të qeshë për të njëjtën arsye.
– Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.
– Disa gra janë si cigarja e ndezur: në qoftë se nuk e kap nga ana e duhur, digjesh.
– Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.
– Në çdo rast nderoni gruan, sepse ajo është edhe nëna juaj.
– Kush mund ta udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull.
– Mashkullin gjithmonë e tërheq më tepër gruaja që interesohet për të, sesa gruaja që ka këmbë të bukura.
– Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.
– Po desh t’i kuptosh meshkujt, studio femrat.
– Arkeologu është bashkëshorti më i mirë që mund të ketë gruaja: sa më e vjetër të jetë ajo, ai më tepër interesohet.
– Nëse gratë nuk do ekzistonin, të gjithë paratë e botës nuk do kishin asnjë kuptim.
– Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishim luftëra, thjesht negociata intensive çdo 28 ditë.
– Kur një burrë ka dashur dikur një grua, ai nuk do të bëjë asgjë për të, me përjashtim të vazhdojë dashurinë ndaj saj.
– Ndër të gjitha kurat shtëpiake, gruaja e mirë është më e mira.
– Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti… lëreni t’i dalë e saja.
– Gruaja ime dhe unë ishim të martuar për njëzet vite. Pastaj… u njohëm.
– Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar.
– Gratë janë më tolerante e të duruara se burrat, shumë më pak të dhunshme. Ato nuk kryejnë vrasje, vetëvrasje, por burrat bëjnë luftëra, kryqëzata, armë vdekjeprurëse, bomba atomike. Gruaja është komplet jashtë kësaj loje vdekjesh…
– Gruaja është si një libër, që i keq apo i mirë, duhet të të pëlqejë që nga kopertina.
– Disa gra sillen ndaj burrave si policia kufitare: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin…