Sulmi i Izraelit ndaj një baze ushtarake në Siri që ishte vënë në dispozicion të Iranit dhe forcave paramilitare shiite është kryelajm në mediat botërore.
Mësohet se sulmi u krye nga dy avionë bombardues izraelitë duke shkaktuar 14 viktima, kryesisht iranian.
Ndërkohë, mediat ruse raportojnë se nga 8 raketa të hedhura, 5 prej tyre u shkatërruan në ajër nga raketat anti-ajrore të Asadit, përcjell Albeu.com.
Në videon që shoqëron këtë lajm duken raketat tokë-ajër që fluturojnë në qiell.
Nëse konfirmohet ky laj, atëherë do të thotë se Asad e ka rritur ndjeshëm mbrojtjen e tij anti-ajrore me ndihëmn e rusëve dhe iranianëve duke e bërë një diktator që nuk mund të largohet lehtësisht nga froni. /albeu