Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, por shumë pak persona e dinë historinë e trishtë të jetës së saj.
Ajo është rritur pa baba, pasi siç ka treguar ky i fundit në një intervistë kohë më parë për “Panorama plus”, Dafina me të ëmën ka braktisur Kosovën dhe kanë shkuar në Suedi kurse ai ka mbetur në Kosovë pasi ishte i burgosur nga Policia serbe.
I ati është shprehur:
Unë jam i ati i Dafina dhe Besa Zeqirit, ato kanë mbiemrin e nënës për arsye se nëna e tyre është larguar nga unë dhe më vonë mori edhe dy vajzat, Dafinën dhe Besën. Ato janë larguar nga unë në moshën dy vjeçare. Melihatja (mamaja e Dafinës) i ka marrë vajzat në të njëjtën ditë kur unë jam arrestuar nga policia”.
Ai është shprehur se ka tentuar ta takojë Dafinën por ajo ka refuzuar:
Me Dafinën nuk jam takuar asnjëherë, kam tentuar disa herë por nuk kam pasur sukses. Kam tentuar përmes një shoqeje të saj. Madje kam qenë në një mbrëmje në Gjermani, i dola përpara, por ajo është larguar menjëherë nga skena e kështu edhe kjo tentativë dështoi. Kisha një lutje, që vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën”.
Ndërkohë me motrën e Dafinës, Besën ai është takuar dhe shprehet se e ka ndihmuar:
Me Besën jam takuar në momentin kur e ëma e saj e largoi nga apartamenti dhe e hodhi në rrugë. Kishte ngelur pa të holla dhe pa rroba dimri dhe për fatin tim një shoqe i kishte thënë pse nuk i kërkon ndihme babait tënd, ndoshta nuk është dhe ai si mamaja. Kështu që unë menjëherë udhëtova drejt Suedisë dhe i ofrova ndihme dhe deri tani po kalojmë shumë mirë bashkë. Besa ka probleme me të ëmën për shkak se takohet me mua, ajo nuk do që vajza të mbaje kontakt me mua, por sidoqoftë të gjitha të këqijat them se janë zbuluar e Dafina nuk e di deri kur do të mbajë këtë qëndrim”.
Mirëpo Besa pak kohë pas kësaj interviste e përgënjeshtroi versionin e të atit duke u shprehur se ai i ka braktisur dhe policia suedeze i ka gjetur ato në një fshat të Ferizajit.
Ajo ka deklaruar:
Babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne, ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla. Pasi të shihni dokumentacionin e lëshuar nga policia dhe gjykatat suedeze, ato le të flasin se si Nebih Bajraktari na ka braktisur mua dhe Dafinën kur kemi qenë të vogla, unë 5 muajshe kurse Dafina 15 muajshe. Pas 6 muajsh, policia suedeze na ka gjetur në një fshat të Ferizajit”.
Nga ana tjetër Dafina ka vendosur të mos prononcohet për të treguar si qëndron e vërteta e kësaj historie.