Televizioni shtetëror sirian ka njoftuar se forcat e regjimit të Asadit kanë mundur të shkatërrojnë në ajër 13 raketa të nisura nga aleatët në drejtim të ushtrisë në shërbim të presidentit.
Media siriane nuk bën të ditur se me çfarë janë shkatërruar raketat, por mediat perëndimore beson se nëse ky pretendim është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me përdorimin e raketave të avancuara ruse S-400, të cilat mund të godasin raketa dhe avionë kundërshtarë në një largësi qindra kilometra larg, shkruan Albeu.com.
Ndërkohë, Pentagoni nuk ka ende një numër të saktë të raketave të nisura që kanë goditur shënjestrat e tyre për shkak se është ende herët për këtë.
Në videon që shoqëron këtë lajm duket momenti kur nisen nga toka raketat tokë-ajër në drejtim të objektivit.
SHBA, Franca dhe Britania e Madhe sulmuan për një orë objektiva ushtarakë të regjimit të Asadit në Siri si një ndëshkim ndaj përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve në Douma. /albeu