Ironia, Haradinaj zbulon të vetmin vend ku kosovarëve nuk u kërkojnë viza

Kryeministri Haradinaj ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në një samit mbi dixhitalizimin për të ironizuar faktin se Kosovës nuk iu dha liberalizimi i vizave.

Duke folur në Samitin e Parë Rajonal mbi Dixhitalizimin të organizuar në Shkup nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Haradinaj tha se është zgjidhje e menccur investimi në këtë fushë pasi interneti është një vend ku kosovarëve nuk u kërkojnë vizë për t’u futur, shkruan Albeu.com.

“Ky është një shanc i mirë sepse të paktën në internet nuk ka nevojë për viza për në kosovarët. Duhet ta shfrytëzojmë këtë”, tha ai duke theksuar se Kosova ka shumë për të mësuar nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit sa i përket dixhitalizimit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu