Rama ftesë publike Bashës: Hajde të bëhemi bashkë me fanellën kuqezi, për të mirën e vendit

Rama, mjaft i prerë në qëndrimin e tij, apeloi edhe një herë ndaj opozitës, që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor europian, që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces. Në konferencën e përbashkët me Shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini, Rama ftoi kreun demokrat, Lulzim Basha, që të bëjnë bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, kur flasin për Shqipërinë, jashtë Shqipërisë.

“Dëftesa që kemi në dorë, na e bën pak më të lehtë këtë punë jo të lehtë. Dua t’i lutem si shqiptar, si qytetar dhe jo si kryeministër, përfaqësuesve të opozitës, të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor europian, që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej-këtej me gënjeshtra, dhe të mos eksportojnë baltën e luftës sonë politike, por ta lënë mënjanë këtë.

E ftoj Bashën që të bëjë bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, kur flasim për Shqipërinë, jashtë Shqipërisë. Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar qeveria, nuk ka fituar PS, por kanë fituar të gjithë shqiptarët.

Shqipëria i ka boll nëpër Europë, ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe që nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota. Nuk ka kuptim që t’u bashkohet qoftë edhe një shqiptar i vetëm”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu