Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka reaguar në Facebook pas thirrjes së Bashës në Kuvend për të liruar 11 protestuesit e arrestuar nga tubimi në Rrugën e Kombit. Ndreu thotë se tarifën do ta bëjë zero, nëse kreu i PD do të kthejë 230 milionë $ e vjedhura të Rrugës së Kombit.
“Këto qurravitjet e opozitës gjoja se ju dhemb barku për kuksianët, ngjajnë si lotët e asaj gruas që kishte vrarë burrin bashke me dashnorin dhe kërkonte drejtesinë e munguar!
Luli, ktheju kuksianëve 230 milionë dollarë që ju vodhe, sepse dalim ne deputetët e mazhorancës garant për tarifë zero për përdoruesit e shpeshtë të rrugës!”, shkruan Ndreu në Facebook.