Marrëveshje të ngjashme që shërbyen për të ligjëruar dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, Turqia lidhi dhe me Jugosllavinë, madje deri vonë në kohën e Titos.
Në ndonjë rast ajo i përdori këto marrëveshje dhe për të nxjerrë përfitime të tjera, siç qe zëvëndësimi i gjuhës shqipe me turqishten në Kosovë.
Po ashtu, s’duhet harruar se qindra mijëra muhaxhirët shqiptarë apo boshnjakë që s’dinin asnjë fjalë turqisht, me të mbërritur në Turqi i nënshtroheshin një politike intensive asimilimi, në zbatim të një prej parimeve bazë mbi të cilët ngrihej (dhe vazhdon të ngrihet)
shteti turk: në Turqi ka vetëm turq.