Bëhen bashkë 13 kamionë që ta parandalojnë një vetëvrasje

Të martën në mëngjes, trembëdhjetë shoferë kamionësh bashkëpunuan me policinë e shtetit të Michiganit, për të formuar një vijë nën një mbikalim të zonës së Detroit, për të parandaluar një njeri nga vetëvrasja.

Ai po mendonte të kërcente nga mbikalimi për t’i dhënë fund jetës së tij, por policia shpejt u mobilizua, duke detyruar trafikun të mos qarkullonte, përvec kamionëve të cilët u treguan të gatshëm që të ndihmojnë.

Sipas Toger Shaw, një oficer i informacionit publik me Policinë e Shtetit të Michiganit, kjo është në të vërtetë një procedurë standarde. “Kjo është diçka që kemi bërë për shumë vite, por nuk është publikuar asnjëherë” , tha ai.Shaw thotë se policia ishte në gjendje të fliste me zotërin në mbikalim dhe pasi diskutoi me familjen e tij se çfarë po e mërziste – oficerët ishin në gjendje ta bindnin që të mos hidhej.

Ai u transportua nga organet e zbatimit të ligjit në një spital lokal, ku ai po merr ndihmë, tha Shaw. /IndeksOnline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu