Vetëm për vetëm me portierin e gabimi trashanik i Salah në ndeshjen e sotshme (VIDEO)

Liverpool ka barazuar pa gola (0-0) në ‘Anfield Road’ ndaj Stoke Cityt në ndeshjen hapëse të xhiros së 36-të.

Ky barazim nuk i shkoi përshtati skuadrës së Jurgen Klopp, që i nevojiten edhe katër pikë për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ku i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Gjërat kanë mundur të shkojnë më mirë për Liverpoolin sikurse në minutën e 5’, Mohamed Salah të mos dështonte i vetëm përballë portierit të Stoke City.

Ylli egjiptian provoi parabolën, por topi i tij përfundoi jashtë portës, për të hedhur poshtë gjithë ato etiketimet për një “jashtëtokësor” që iu dhanë në javët e fundit, sidomos pas paraqitjeve në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt dhe Romës. /InfoShqip

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu