Tifozët anglezës i kushtojnë këngën ‘Do bëhemi mysliman’ futbollistit Salah (VIDEO)

TIfozët anglez i kanë kushtuar këngë fenomenit botëror Muhammed Salah. Ai ka fituar simpatinë në nivel botëror për rezultatet e arrira në fushë por edhe për raportet humane që ka ndërtuar me bashkëpuntor dhe publikun transmeton Ekuilibër.

Ai pritet të tejkalojë Ronaldon dhe Messin ndërkohë që lista e fitoreve dhe çmimeve të tij veç po shtohet.

Para disa ditëve u raportua se 70 tifozë të FC Liverpool-it janë konvertuar në Islam të ndikuar nga morali i futbollistit Muhamed Salah.

Por në youtube është nxjerrë së fundi edhe një video ku shihën tifozët anglezë se si i këndojnë këngë Salah!

Mo Salah-la la la la la. Nëse është i mirë ty, është i mirë edhe për mua!

Nëse i shënon edhe disa gola, mysliman të bëhem dua!

Nëse është i mirë për mua, është i mirë edhe për ty

Nëse ai shkon në xhami, dua edhe unë të shkoj aty.

“Mo Salah-la la la la la.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu