Irani dhe Izraeli po bëhen gati për luftë, del në pah sekreti i sulmit të F-15 izraelite (VIDEO)

Mediat amerikane kanë zbardhue detaje në lidhje me sulmin e ndodhur ditën e dielë ndaj dy bazave ushtarake në Siri.

Televizioni NCBC raporton se baza ushtarake në qytetin Hama të Sirisë u qëllua nga avionë F-15 izraelitë pas informacioneve të marra nga Izraeli se aty ishin fshehur raketa tokë-ajër të Iranit, raporton Albeu.com.

Në lidhje me këtë, mediat amerikane shkojnë edhe më tej duke theksuar faktin se Lindja e Mesme rrezikohet seriozisht nga një luftë Izrael-Iran dhe se ky i fundit ka rritur ndjeshëm dërgimin e armëve në territorin sirian duke u përgatitur për një konflikt në terren.

Amerikanët janë aq të sigurt për këtë sa që theksojnë se Irani është duke përgatitur një ushtri tokësore që mund të përballet me Izraelin në territorin e Sirisë. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu