Frikësohet Putin? Ukraina merr armën e “tmerrshme” amerikane (VIDEO)

Amerikanët kanë furnizuar ushtrinë e Ukrainës mes sistemin raketor anti-tank më efektiv në botë, pikërisht “Javelin”.

Fakti është pranuar edhe nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili ka thënë publikisht: Po! I kemi marrë “Javelinët” amerikan!, raporton Albeu.com.

Pritet që këto raketa të ndryshojnë rrjedhën e luftës me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, një lëvizje kjo që shihet si presion që Putini i bën perëndimit për të kundërshtuar futjen e Ukrainës në NATO.

“Javelin” mund të godasin një tank në një largësi deri 4.7 kilometra dhe i jep mundësi ushtarit që të fshihet pasi ka lëshuar raketën.

Ajo e ndjek vetë objektivin përmes sistemit të rrezeve infrared duke e qëlluar me saktësi të madhe. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu