Rrokullisja e autobusit plot me kosovarë në Serbi: Kompania jep detaje për fatkeqësinë

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kurshumli, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, shoferi i autobusit është dërguar në spital
Kështu ka thënë për Gazetën Express agjencia turistike “R-Gashi”, autobusi i së cilëve është rrokullisur në këtë zonë.

Udhëtarët ishin nga Kosova, por agjencia tha se ata tani po vijnë në Kosovë me një autobus të ri.

“Po ka ndodhë aksidenti, po veç shoferi është lëndu, ai është dërgu në spital, e pasagjerët tjerë i nisëm me autobus të ri për në Kosovë”, thanë përmes linjës telefonike për Express nga Agjencia turistike.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:50, dhe mediet serbe thonë se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prokuples.

Të pyetur për shkakun e aksidentit, agjencia u deklarua se autobusi nuk kishte ndonjë defekt.

“Jo autobusi s’ka pasë defekt, por edhe ky aksident ndodhi si aksidentet tjera”, thanë ata.

Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës.

Në Serbi thonë se nga ky aksident nëntë persona janë transportuar në spital, ndërsa tre prej tyre me thyerje të gjymtyrëve janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu