Tahiri bën akuzën e rëndë ndaj analistit, e quajti trafikant

Eshtë nxehur situata në studio mbrëmjen e sotme, ku ndër të tjerë ka qenë i ftuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Nw studion e “Të Paekspozuarit” Tahiri u përplas me analistin Andi Bushati ku edhe e akuzoi si të paguar pas akuzës së analistit se Tahiri ishte trafikant.

I indinjuar nga akuza e opinionistit ai u shpreh se:

“Ty të paguan Lulëzim Basha më drogë ose paratë e rrugës që vodhi.Ke mbyllur sytë ose gënjen për kanabisin, nëse ti mendon se kanabisin e kam mbjellë unë, atëherë po të them se Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis për 25 vjet.

Dhe nëse nuk i besoni fjalës sime, merrni statistikat zyrtare nga Policia e Shtetit, jam i hapur për ballafaqim shifrash me ju dhe këdo.” /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu