Turqit godasin anijen greke, kalon në gatishmëri marina greke (VIDEO)

Rikthehen tensionet e larta mes Greqisë dhe Turqisë pasi një anije tregtare turke goditi një anije ushtarake greke gjatë patrullimit.

Përplasja ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale duke vënë në alarm marinën greke, raporton Albeu.com.

Në rrethana ende të paqarta, anija tregtare turke “Karmate” goditi anijen ushtarake greke “Armatolos” në afëri në ishullit Mitilini, në zonën kufitare mes dy shteteve në Egje.

Për fat të mirë nuk ka të dëmtuar në njerëz përveç disa dëmeve materiale që ka pësuar anija greke.

Pas përplasjes kanë filluar patrullimet e ndërsjella duke kontrolluar anijet respektive (shiko videon).

Ngjarja ka kaluar në heshtje në Turqi, ndërsa grekët janë duke hetuar nëse kemi të bëjmë me një goditje të qëllimet në saj të tensioneve të larta gjatë muajve të fundit. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu