Fantastike, Rama shpalos projektin e mrekullueshëm që ka për këtë qytet shqiptar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me një lajm të mirë për qytetin e Fierit. Ai bën me dije se së shpejti nis projekti i programit kombëtar për Rilindjen Urbane. Rama publikon edhe një video nga projekti, të cilën e gjeni më poshtë. Rama bën me dije se pas ndërhyrjes në zonën e lumit Gjanica, kjo zonë do të bëhet pjesë integrale e qytetit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që nis zbatimin së shpejti për ta kthyer qendrën e Fierit nga një parking të ndotur në një hapësirë të re publike, si edhe lumin Gjanica nga “Lana e dytë” e Saliut të Parë, në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të rilindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu