Miqësia mbi të gjitha, Iniesta i’a dhuroi Ramosit fanellën e ‘El Clasicos’ së fundit

Andres Iniesta ka zhvilluar ‘El Clasicon’ e fundit ndaj Real Madridit me fanellën e Barcelonës.

Barcelona dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në El Clasicon e dytë të sezonit 2017/18.

Edhe kjo klasike si çdo tjetër dhuroi gola, kartonë të shumtë, kacafytje, emocione dhe gjithçka tjetër.

Njëri nga emocionet më të mëdha ishte ai i Iniestas, i cili zhvilloi ‘El Clasicon’ e fundit me fanellën e Barcelonës.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të largohet nga Barcelona 22 viteve të kaluara në klub, teksa e ardhmja e tij thuhet se do të jetë në Kinë.

Iniesta ka vendosur ta bëjë një gjest të madh në El Clasicon e fundit, duke vendosur t’ia dhurojë fanellën e tij mikut nga Reali, Sergio Ramosit.

Ky gjest i 33-vjeçarit e ka bërë shumë të lumtur kapitenin e Realit, i cili e ka falënderuar

“Përtej asaj që ndodhi në fushë, nata e fundit do të mbahet mend si El Clasico e Iniestas. Ju do të më mungoni, miku im”, ka shkruar Ramos në postimin e tij me fanellën e Iniestas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu