Artan Hoxha: Tahirit i rrezikohet koka është nën vëzhgim nga forcat policore

Saimir Tahiri nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë ai hoqi dorë nga mandati i deputetit duke i hapur rrugë hetimeve dhe ndoshta dhe ndonjë arrestimi të tij.

Ndërkohë që Tahiri u shpreh i bindur se do ti shkojë deri në fund të vërtetës, gazetari Artan Hoxha e paralajmëroi të ruajë kokën e tij.

Sipas gazetarit Artan Hoxha ai ka nisur që të mbahet në vëzhgim prej disa ditësh, raporton albeu.com.

Ai tregoi se e kishte parë Tahirin në një lokal disa ditë pasi la mandatin të mbajtur në vëzhgim nga forca operacionale.

“Unë di që Saimir Tahiri si qytetar i thjeshtë është në vëzhgim të skuadrës operacionale, e ka vënë në vëzhgim prokuroria edhe kë takon në rrugë me kë kontakton, e ka bërë prokuroria tani.

Unë një ditë në një lokal dhe përballë vura re që ishte Tahiri me persona që ai i njihte, edhe unë i njihja dhe makinat që pashë rrotull pashë që ishin të skuadrës operacionale.

Së dyti Tahiri u paraqit në parlament dhe u tha se kërkoi të shpëtonte mandatin.

Po te kujtojme, ai kërkoi të fliste, por ndodhi incidenti me miell e vezë dhe s’ptai mundësi të fliste, edhe këtë të enjte, më ka rezultuar se ka kërkuar të flasë në seancë plenare.

Por fakti që atë ditë në listë ishin dhe 40 deptuetë të opozitës, ka gjetur zgjidhje selinë e Kuvendit, në këtë prizëm dorëheqja e Tahriti i ka shërbyer shumë personave që kanë qenë nën presion gjatë kësaj kohe që nga Rama e deri më poshtë.

Opozitës i ka rrëzuar një lloj kauze ndaj tani është aktivizuar varianti që ai është larguar në një marrëveshje me Ramen”, -tha Hoxha.

Rikujtojmë që këtë javë ish-ministri do të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nëse ka ndonjë provë të re kundër tij, Tahiri mund të përfundojë në burg. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu