Dënohet me burgim të përjetshëm një zyrtar shtetëror për marrje të ryshfetit

Me burgim të përjetshëm për marrje të ryshfetit është dënuar një ish-zyrtar i partisë komuniste në Kinë. Ai në këmbim të një pozite të lartë, ka marrë bakshish prej afër 20 milionë eurove.

Sun Zhengcai, është zyrtari i lartë i fundit që ka rënë “viktimë” e kampanjës kundër korrupsionit të presidentit Xi Jinping.

54 vjeçarit do t’i konfiskohen të gjitha pasuritë e fituara jashtëligjshëm, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Presidenti kinez e ka shpallur mision personal rrënimin e korrupsionit tejet të pranishëm në vend. Më shumë se një milion zyrtarë janë dënuar që nga ardhja e tij në pushtet.

Por, as ndaj tij nuk mungojnë akuzat. Kritikët e akuzojnë atë se po e përdorë kampanjën kundër korrupsionit për t’i heshtur kritikët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu