Yaya Toure i dëshpëruar për të qëndruar në Premier League

Yaya Toure është i dëshpëruar për të qëndruar në Premier League sezonin tjetër, sipas agjentit të mesfushorit të Manchester City-t.

34-vjeçari, i cili ka bërë vetëm 16 paraqitje me kampionët e Premier League në të gjitha kompeticionet këtë sezon, i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Agjenti i tij, Dimitri Sulek, ka zbuluar se afrikani kërkon të qëndrojë edhe një vit tjetër në Angli dhe do të ishte dakord të përgjysmonte rrogën e tij nëse klubi nuk do të jetë i kënaqur me paraqitjen e lojtarit të Bregut të Fildishtë.

“Yaya është mirë fizikisht dhe kërkon dëshpërimisht të qëndrojë në Premier League. Ai do të vërtetojë se vazhdon të jetë mesfushori më i mirë i kampionatit.

“Ai është gati të pranojë një kontratë njëvjeçare. Dhe nëse klubi i tij nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij, ai do të heqë dorë nga gjysma e rrogës, ose klubi mund të anulojë kontratën e tij.

Toure mbërriti në Etihad gjatë verës së 2010 nga Barcelona dhe që prej atij momenti ka qenë një nga lojtarët kyçë të Qytetarëve duke dhënë një kontribut të madh në sukseset e klubit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu