Ditën e sotme në Moskë u mbajt një paradë madhështore ushtarake, për të festuar fitoren e Presidentit rus, Vladimir Putin, në zgjedhjet e përgjithshme të Rusisë.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëvve është se Putin u shoqërua gjatë gjithë kohës nga një njeri misterioz me një valixhe.
Pak metra prapa Presidentit rus u pa një person që e ndiqte kudo me valixhe, për të cilën raportohet se përmban kodet bërthamore.
Gjatë paradës, Vladimir Putin pa mijëra trupa tek marshonin pranë tij dhe një serë avionësh luftarakë që dhanë një shfdaqe madhështore në qiell.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndodhej në Moskë për bisedime mbi Sirinë, por i pranishëm ishte gjithashtu edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.