Eugent Bushpepa arriti të kualifikohet në finalen e Eurovision, por krahas gëzimit që u ka dhënë shqiptarëve, ka xhindosur edhe shumë fqinj, të cilët dihet se sa na i duan të mirën.
Kanë qenë mediat greke ato që prej disa ditësh përmendin e nuk ndalen së foluri për shqiptarin, por kuptohet, asnjëherë mirë.
Ata vijojnë të mos e pranojnë kualifikimin e Bushpepës, ndërkohë që Greqia ngeli jashtë netëve finale.
Në rrjetet sociale ka plasur një histeri masive me sharje e ofendime kundrejt të riut shqiptar. Grekët e quajnë Shqipërinë “vendi i gayve” dhe nuk ngurojnë të ironizojnë, teksa shprehen që vitin e shkuar, këngëtari ynë u “ka shtruar pllakat.
Këto janë disa nga komentet:
“Të kualifikohet Shqipëria dhe jo ne Grekët, çfarë do dëgjojmë tjetër tani, ne kishim edhe këngëtarë me mikrofona atje lartë, jo hajdutë të pagdhendur dhe të pashkolluar”
“Ky këngëtari i Shqipërisë na ka shtruar pllaka vjet në shtëpi”
“Të kalojë Shqipëria dhe Irlanda që janë gay që kapen dorë për dore dhe mos të kalojë Greqia?? Kjo është e tmerrshme domethënë. Vafshi në djall!”
“Ussttt, o flliqësira, kaloi Shqipëria dhe Bullgaria dhe ne na lanë mënjan, këta janë fqinjët tanë, të na rrojnë!”