Shpërthen keq deputeti grek: Kthejini shqiptarët ku ishin, askushi dhe këmbëzbathur

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila në Eurovizion prezanton Qipron është bërë shkak i një diskutimi të madh në Greqi dhe shpërthimit shumë të ashpër nga një deputet grek.

Kasidiaris u shpreh se shqiptarët nuk janë gati për asnjë negociatë dhe përmendi Elenin si një rast që tregon hapur se shqiptarët duhet kthyer atje ku janë askushi dhe pa këpucë veshur.

Konkretisht, Kasidiaris ka thënë se “e shikoni kush janë shqiptarët? Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UCK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe.

Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare.

Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE”,- përfundoi ai sot në Parlament. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu