Floyd Mayweather promotor në ndeshjen e Kampionit Shqiptar Kristian Prenga (VIDEO)

Boksieri Shqiptar Kristian Prenga i cili eshte Kampion ne disa kategori tashme po zhvillon karrieren e tij ne Kanada dhe USA.

Fitoret kane bere qe Kristiani te fitoje shpejt zemrat e kanadezeve dhe te mbushe plot sallat ne ndeshjet qe ai ka zhvilluar.

Promotoret e tij jane emra te medhenj te boksit sic eshte edhe Lenoxx Lewis por kesaj here per Kristin do jete dicka e vecante.

Nje nder emrat me te medhenj ne boten e Boksit boteror sic eshte ai i Floyd Mayweather do te jete promotori i ndeshjes se tij te rradhes.

Me 19 Maj kampioni Prenga do te ngjitet ne ring ne Air Canada Centre Toronto dhe Mayweather eshte promotori i kesaj ndeshje te madhe.

Ritmet e tij te shpejta po bejne qe figura te medha te afrohen ne mbylljen e eventeve dhe perballjeve te tij.

I urojme fitore Kampionit tone qe per asnje moment nuk harron te ngjitet ne ring me flamurin shqiptar dhe te na beje krenar me fitore./shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu