Shqiptarin e zë gjumi në tren kur hap sytë i ndryshon jeta

Dje, paradite policia gjermane kontrolloi një tren udhëtarësh në Niebüll që vinte nga Danimarka, shkruan focus.de.

Aty ishte një person duke fjetur. Pasi policia zgjoi pasagjerin, i kërkoi një dokument identifikimi. Ai i dhuroi pasaportën shqiptare, megjithatë aty nuk kishte vizë dhe ndaj 28 vjeçarit rëndonte vendimi për ndalimhyrje në zonën Shengen.

Policia e dërgoi në Husum, ndërsa Prokuroria ka marrë çështjen në dorëzim dhe pritet të marrë vendim. Zakonisht, në këto raste të pandehurit dëbohen drejt vendeve të origjinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu