Ibrahimovicin e tradhtojnë nervat, godet me shuplakë kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic ka marrë ndëshkimin me të parë me të kuq në kampionatin amerikan të futbollit, Mayor League Soccer, i njohur si MLS.

Mbrëmja e të hënës nuk ka qenë më e mira për Ibrahimovicin, pasi ka shpërfaqur karakterin e tij agresiv në një ndeshje të MLS-së.

Ishte pikërisht ndeshja e zhvilluar në mes të Los Angeles Galaxy dhe Montreal Impact, ajo e cila e bëri me nerva sulmuesin suedez.

Zhvillohej minuta e 40-të e ndeshjes kur Ibrahimovicin e lëshuan nervat dhe goditi me shuplakë kundërshtarin e tij Michael Petrasso.

Situata deri tek kjo shuplakë erdhi pasi sulmuesi suedez më parë u shkel me thumbat e këpucës nga kundërshtari i tij.

Gjyqtari kryesor, Ismail Elfath, nuk e pa këtë episod, por me ndihmën e Video Assitent Refere (VAR) u bind dhe vendosi ta ndëshkoj me të kuq suedezin.

Ky ndëshkim me të kuq mund ta sheh Ibrahimovicin gjashtë fushave për tri ndeshje, duke humbur derbin e Kalifornisë ndaj San Jose Earthquakes dhe ndeshjet ndaj FC Dallas dhe Real Salt Lake.

Ndryshe, ndeshja në fund përfundoi me fitoren minimale 0-1 në LA Galaxyt. /Telegrafi/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu