Fëmmija në Paris për pak desh ra nga ballkoni, e shpëton emigranti “Spiderman” (VIDEO)

Një emigrant malian është shpallur hero pasi ai ka hipur në pjesën e përparme të një ndërtese në Paris për të shpëtuar një fëmijë që u var nga një ballkon i katit të katërt.

Videoja e shpëtimit spektakolar të Mamoudou Gassamas u bë virale në rrjetet sociale.

Në më pak se një minutë ai tërhiqet nga ballkoni në ballkon dhe kap katërvjeçarin. Në ndihmë i doli edhe fqinji nga ballkoni tjetër, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Presidenti Emmanuel Macron e ka ftuar Gassaman në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht.

Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu