Portieri Nicki Pope i thirrur nga Kombëtarja e Anglisë për tju bashkuar skuadrës në Botërorin e “Rusia 2018” ka një histori të veçantë dhe tepër motivuese.
Nick Pope thotë se puna e tij e parë ishte si lopçar dhe mjelës qumështi në Cambridgeshire para se të bëhej futbollist profesionist.
Historia e portierit Nick Pope fillon në Ipswich në vitin 1992 ku u aktivizua me klubin e Burnley kur ishte vetëm 14 vjeç por më pas në vitin 2007 ai u dorëhoq nga futbolli për t’u bërë mjelës lopësh transmeton albeu.com.
Karriera e tij si lopçar nuk zgjati shumë pasi në vitin 2008 ai rregulloi marrdhëniet me klubin e Burley dhe duke u bërë lojtarë stoli ku më pas në vitin 2011 u transferua tekCharlton.
Nicki ndërroi tetë skuadra ku përsëri në vitin 2016 u rikthye tek klubi i Burley dhe një vit më pas skuadra e tij u ngjit në Premier League ndërsa sezonin e fundit u rendit ne vend të shtatë me 54 pikë.
Hapi i fundit i portierit, Nick Pope ishte Kombëtarja e Anglisë.
Tekniku i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate,pas paraqitjeve të mira të Nick Pope e thirri atë në skuadrën e Kupës Botërore. /albeu