Grabiste shtëpi dhe linte si shenjë një mollë të kafshuar, arrestohet shqiptari

Duket se tentativa e një shqiptari për tu tallur me autoritetet ka përfunduar në një humbje për këtë të fundit pasi është arrestuar.

Pas çdo vjedhje, 36 vjecari shqiptar linte një mollë të kafshuar si shenjë dhe gjithashtu edhe këtë herë kishte lënë në tryezën e një apartamenti të grabitur nëntorin e kaluar në Monticelli teksa mësohet se kishte grabitur, bizhuteri, flori deri në 6 mijë euro.

Por kësaj here molla e ka “tradhtuar”, shqiptari ka lënë gjurmën e ADN-së.

Molla e kafshuar ishte lënë edhe gjatë grabitjeve të tjera.

Nga 2010 e në vazhdim ka 11 episode të ngjashme që çojnë tek i njëjti person: 9 vjedhje në një apartament me “nënshkrim” dhe dy makina të grabitur, më së shumti në Lombardi dhe Veneto, pastaj në Riccione dhe së fundmi në Monticelli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu