“Balotelli dhe Neymar janë të padurueshëm”

Gjatë karrierës së tyre kanë dëshmuar se kanë një talent të madh, me gola dhe me lojë prej futbollistëve të jashtëzakonshëm, por jo gjithmonë sjellja e tyre në fushë ka qenë prej më të mirëve. Bëhet fjalë pikërisht për Neymar dhe Mario Balotelli, dy yje që në sezonin e fundit në Ligue 1 kanë shkëlqyer respektivisht me PSG dhe Nice. Në fushë, të dy futbollistët, të Brazilit dhe Italisë kanë çmendur shumë kundërshtarë dhe mes tyre edhe Dimitri Lienard. Mesfushori i Strasburg ka kritikuar me forcë sjelljen në fushë të dy sulmuesve duke dhënë madje edhe një intervistë për “SFR Sport”.

“Nuk i duroj dot këta lloj futbollistësh. Neymar mund t’i lejojë vetes të bëjë gjithçka në fushë, tallet me ty gjatë të gjithë kohës kur shkon të përballesh dhe të shtyn me duar. Kur e provokova edhe unë, më shtyu dhe nisa të rrotullohem, kështu që të ndëshkohej me të verdhë. Më pa dhe më ofendoi, ndërsa unë u përgjigja: ‘ti bën të njëjtën gjë’. Ndërsa në lidhje me Balotellin, pas një goli tentoi të më jepte një të shtyrë dhe më pas u hodh në fushë, pavarësisht se nuk e preka. Pata përshtypjen se u godit me gurë nga tifozët. Mbuloi hundën sikur të ishte thyer dhe që të dy u ndëshkuam. Kartoni im u anullua nga komision, sepse nuk kisha bërë asgjë”, rrëfeu Lienard.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu