Ylli i Real përshëndet shokët e ekipit: Do të shkoj te Milan

Pavarësisht problemeve me UEFA-n dhe rrezikut për të mos luajtur në Europa League, tërheqja ndaj Milan mbetet e fortë. Pak orë pas rinovimit të Alessio Romagnoli-t, nga Spanja vjen një lajm i bujshëm.

Sipas “Diario Gol”, Dani Ceballos i ka zbuluar shokëve të ekipit të Real se do të transferohet të Milan. Lojtari i datëlindjes 1996, i ndjekur në të kaluarën nga kuqezinjrë, ka vendosur të largohet nga madrilenët pas aktivizimit të pakët në sezonin e kaluar, i mbyllur me 22 ndeshje të luajtura dhe dy gola.

Kosto e kartonit të madrilenit është rreth 12 milionë euro, një shifër e përballueshme për arkat e Milan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu