E flasin vetëm 3 persona në gjithë botën, kjo është gjuha e çuditshme (VIDEO)

Badeshi është një gjuhë pothuajse e zhdukur indo-iraniane e folur në Pakistan.

Gjuha Badeshi nuk ishte folur për të paktën tre breza, por në vitin 2018 u gjetën tre burra që ende mund të flasin gjuhën, përcjell albeu.com

Muhammad Zaman Sagar, një gjuhëtar hulumtoi shumë për këtë gjuhë dhe gjeti vetëm rreth njëqind fjalë. Në korrik 2007 ai vizitoi Luginën Bishigram dhe kaloi disa ditë me njerëzit atje.

Ai takoi tre burra Said Gul, Ali Sher dhe Rahim Gul të cilët ende mund të flasin gjuhën Badeshi në Luginën Bishigram në Pakistanin e Veriut.

Sipas tij, ndoshta është tepër vonë për të shpëtuar Badeshi, por së paku mund të mësosh disa fjalë për të mbajtur gjallë kujtimin e gjuhës.

“Më parë Badeshi flitej në të gjithë fshatin”, thotë Rahim Gul. Ai nuk e di sa i vjetër është, por duket se është mbi 70 vjeç.

“Por pastaj sollëm gra nga fshatrat e tjerë për martesë të cilët flisnin gjuhën Torëali. Fëmijët e tyre folën në gjuhën e tyre amtare, kështu që gjuha jonë filloi të vdiste”, rrëfen ai.

Torëali është gjuha dominuese në zonë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu