Kryefjala e serbëve Xhaka dhe Shaqiri, mediat u’a rikujtojnë vuajtjet e familjeve

Në mediat serbe “kryefjala” e rendit të ditës vijon të mbetet festa me simbolin e shqiponjës nga ana e dy futbollistëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Dy lojtarët kanë shënuar nga një gol kundër Serbisë duke i dhuruar edhe fitoren Zvicrës dhe në fund të secilit gola ata kanë festuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Së fundmi gazeta serbe “Blic” ka shkruar një raportim mbi futbollistët duke thënë se kjo festimi i tyre ka pasur një prapavijë politike dhe kja qënë si një shenjë hakmarrje ndaj serbëve.

“Blic” shkruanse babai i Granitit, Ragip Xhaka ka bërë rreth tre vite burg në Serbi për pjesmarrje në demostratat e viteve 80′-të.

Ndërsa për Shaqirin kujton se si shtëpia e tij në Gjilan u dogj nga flakët gjatë luftës.

Gazeta nuk ndalet me kaq por ofron edhe një pamje gjatë stërvitjes së futbollistëve ku shihet trajneri Vladimir Petkoviç që si për ironi të fatit është me origjoinë kroato-boshnjake, pra edhe ky nga një nacionalitet në armiqësi me serbët. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu