Gjermania u zotua për të ecur përpara në punën me qeverinë e re të Turqisë, pas fitores historike të zgjedhjeve nga ana e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se ata kanë marrë parasysh rezultatet paraprake, të cilat treguan se Presidenti Erdogan fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale.
“Ne presim me padurim të vazhdojmë një marrëdhënie konstruktive dhe të dobishme midis qeverive gjermane dhe turke”, tha Steffen Seibert.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kancelarja Merkel do të përgëzonte presidentin turk Erdogan në një kohë të përshtatshme.
Të hënën në mëngjes, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë njoftoi se Erdogan me fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale. /MESAZHI