Përmbytet Greqia, banorët dalin rrugëve, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shumë qytete (VIDEO)

Zona të tëra janë pushtuar nga uji në qytetin e Mandras në Greqi duke bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon.

Shirat e djeshëm kanë shkaktuar prurje të mëdha uji, i cili ka vërshuar në rrugë duke prishur kanalizimet.

Mediat greke njoftojnë se dëmët janë të mëdha në zonat e prekura, ndërsa për fat të mirë nuk ka të dhëna për viktima deri më tani.

Pamjet e ujit që vërshon si lumë në rrugë janë shpërndarë në të gjithë Greqinë duke rikujtuar përbytjet e disa muajve më parë në të njëjtën zonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu