Xherdan Shaqiri brenda ditëve të ardhshme te Liverpooli

Tifozët e Liverpoolit besojnë që Xherdan Shaqiri do të finalizoj transferimin në Anfield brenda ditëve të ardhshme.

Zvicra sapo është eliminuar nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”, por tifozët e Liverpoolit dëshirojnë të sigurojnë nënshkrimin me Xherdan Shaqirin menjëherë, transmeton portali arbresh.info.

“Redsat” janë përfolur shumë për transferimin e yllit kosovar, i cili është në dispozicion për vetëm 12 milionë funta.

Anësori 26-vjeçar ka qenë një shërbyes i mirë te Stoke City gjatë tri sezoneve duke realizuar 15 gola dhe duke krijuar të njëjtë shumë asistimesh, ndërkohë që padyshim ishte njëri nga performuesit më të mirë te skuadra e tyre në sezonin e kaluar pavarësisht dëbimit në Championship.

Menjëherë pas eliminimit të skuadrës së tij kombëtare nga Suedi në Rusi, tifozët e Liverpooli tashmë kërkojnë nga Shaqiri që t’i nënshtrohet testit mjekësor dhe të vendos lapsin në një kontratë me klubin në Anfield.

Më poshtë mund t’i shikoni reagimet e tifozëve rreth lojtarit./arbresh.info/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu