Një person nga shteti amerikan Baltimore ka vuajtur 30 vite në burg pa kryer krimin për të cilin ishte dënuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.
Jerome Johnson, tash 50 vjeçar, ishte dënuar për pjesëmarrje në një vrasje më 1988. Ai u shfajësua dhe u lirua nga burgu pas një beteje pesë vjeçare të tij dhe avokates me drejtësinë amerikane.
Verdikti final i zyrës së prokurorit në Baltimore thanë që policia asnjëherë nuk e kishte identifikuar plotësisht Johnsonin si personin që mori pjesë në vrasje. Dënimi i tij ishte i bazuar kryesisht në një dëshmi nga një vajzë 15 vjeçe, e cila kishte thënë që e kishte parë atë në një lokal në kohën kur ndodhi vrasja.
Mirëpo, vajza e kishte ndryshuar disa herë versionin e saj, ndërsa Johnson nuk kishte hequr dorë – ai kishte kërkuar vazhdimisht rishikimin e rastit të tij dhe gjithmonë kishte thënë që është i pafajshëm. Pas lirimit, Johnson tha që nuk mban inat për padrejtësinë që iu shkaktua.
Prokurori i Baltimore, Marilyn Mosby, lëshoi një deklaratë përmes së cilës i kërkoi falje familjes dhe viktimës për krejt këtë vuajtje të padrejtë dhe të gjatë. /gazetametro