Mediat spanjolle dhe ato italiane po e bëjnë fakt të kryer transferimin e Ronaldos drejt Juventus, por mesa duket disa të tjerë mendojnë ndryshe.
Ronaldo pas dilemave të tij për të ardhmen në Madrid është bërë shënjestër e shumë klubeve të tjera në veçanti Juventus por edhe klubi i tij i dikurshëm, Manchester United.
Problemi është se oferta 90 milionë euro e anglezëve nuk është e kënaqshme për Florentino Perez.
Sipas “Don Balon”, numri një i madrilenëve po përdor Juventus-in për të rritur presionin ndaj klubit britanik dhe për ta bindur këtë të fundit të rrisë ofertën. /albeu