Reagon ashpër Behgjet Pacolli ndaj pronarit të hotelit në Durrës, ofendoi kosovarin e quajti ‘rracë derri’ (FOTO)

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale qarkullonte një mesazh i një shtetasi kosovar në bashkëbisedim me një shtetas nga Shqipëria.

Aty lë të kuptohet se shtetasi nga Kosova, dëshironte të bënte një rezervim në një hotel në Shqipëri që quhet “Ylli i Detit”, por megjithatë, pronari i këtij hoteli, i kishte thënë se duhej lënë kapar.

Në pamundësi për të lënë kapar qytetari nga Prishtina, e kishte ndërruar hotelin. Por, pronari nga hoteli “Ylli i Detit”, i kishte nisur mesazhe me ofendime.

Për këtë, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Çdo verë, siç e dini, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet vetëm nga turizmi, por jo duke pasur raste tē ngjashme sikurse ky që ndodhi sot. Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shoh më. Nuk është një puntor i Hotelit” Ylli i Detit” që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar por është pronari vet. Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar ose ndjenja që na shtyen te pushojmë në Shqipëri”, ka shkruar Pacolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu